• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E ardhmja e Osimhen mbetet e paqartë

02/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

E ardhmja e Victor Osimhen në Napoli mbetet e pasigurt pavarësisht mesazhit të tij të fundit në Instagram, ku sulmuesi nigerian shprehu dashurinë për tifozët, por jo dhe klubin.

  

Osimhen theu heshtjen e tij të dielën pas një jave të mbushur me polemika, duke filluar nga përplasja me trajnerin, Rudi Garcia.

Po ashtu agjenti i tij, Roberto Calenda, të kërcënonte të padiste Napolin për një video të TikTok që në dukje tallte klientin e tij.

Reprezentuesi i Nigerisë shkroi të dielën se ai “nuk do të lejojë askënd” të vijë mes tij dhe tifozëve të Napolit, duke përsëritur se njerëzit nga Napoli e kanë mbështetur gjithmonë atë gjatë kohës së tij në klub.

Sidoqoftë, La Gazzetta dello Sport dhe Il Corriere dello Sport theksojnë se Osimhen e injoroi Napolin dhe nuk e përmendi të ardhmen e tij në “Stadio Maradona”.

Kontrata e sulmuesit përfundon në qershor 2025 dhe agjenti i tij ende nuk ka arritur një marrëveshje për rinovim, pavarësisht negociatave prej muajsh.

Sipas të dy gazetave sportive, kjo do të thotë se Osimhen është ende i mërzitur me klubin, kështu që shitja e tij në fund të sezonit mbetet një opsion./Lajmi.net/

 

 

  

  


Next Post

E konfirmon Ten Hag, Antony pritet të rikthehet në formacionin titullar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.