Tuesday, 19. May 2026
Sport

E ardhmja e “pancerave”, gjithë Evropa në “gjurmët” e talentit gjerman

GS 01/11/2023 1 Min. Lesezeit

Prej kohësh tashmë, mesfushori 20-vjeçar i sulmit së Bayer Leverkusen, Florian Wirtz konsiderohet si një “e ardhmja” e repartit ofensiv, të Kombëtares gjermane, teksa pavarësisht moshës së re, për të interesohen një sërë “gjigantësh” të futbollit evropian.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, përveç Bayern Munich e Barcelona, që e ndjekin prej kohësh lojtarin, në “garë” për shërbimet e “fantazistit” kanë hyrë dhe “kollosët” e Premier League, Manchester City e Chelsea.

Mirëpo, pavarësisht emrave të skuadrave të mëdha, “blutë” shihen më favoritët, teksa e konsiderojnë 20-vjeçarin, si “pasardhësin” e një tjetër talenti gjerman, po të afruar nga Bayer Leverkusen, Kai Havertz, me këtë të fundit, që i dhuroi londinezëve trofeun e Champions League, në finalen e vitit 2021, kundër “qytetarëve” të Manchester City. /i.m /abcnews.al

Teilen: