Wednesday, 21. January 2026
Sport

E ardhmja e Piolit, flet presidenti Skaroni: Nuk preket se po fiton, duam Ligën e Europës

GS 16/02/2024 1 Min. Lesezeit

Në kuadër të drekës së UEFA-s me drejtuesit e Ren, Paolo Skaroni nënvijëzoi besimin e tij te trajneri kuqezi, duke hedhur poshtë edhe një herë zërat për lamtumirën e tij në fund të sezonit, një vit më herët krahasuar me skadimin e kontratës (qershor 2025), dhe emrat e zëvendësimeve të mundshme.

pioli skaroni

“E ardhmja e Piolit? Jemi shumë të lumtur që e kemi në stol dhe që po bëjmë mirë. Ai po i fiton shumicën e ndeshjeve, kështu që më duket e papërshtatshme ta diskutojmë. Liga dhe Europës është një kompeticion shumë i rëndësishëm, të cilin Milani nuk e ka fituar kurrë , por nuk duhen harruar kundërshtarë si Leverkuseni apo Liverpuli.

Nuk do të jetë një rrugë e lehtë, por është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme për klubin. Ashtu si edhe stadiumi. Duam një të ri, por nuk jemi kundër “San Siro”-s me Bashkinë që na ofron rregullime ndërkohë që ne çdo sjellim në stadium të paktën 60 mijë tifozë”, tha presidenti i Milanit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: