Hansi Flick dha disa deklarata të rëndësishme për të ardhmen e Marcus Rashford dhe Robert Lewandowski, para ndeshjes kundër Alavés. Trajneri blaugrana u shpreh i kënaqur me të dy sulmuesit, por shtyu çdo vendim për fundin e sezonit. “Marcus na ka dhënë shumë. Statistikat e tij janë të mira, jam i kënaqur dhe e vlerësoj punën e tij”, – tha Flick për anglezin.
Për Lewandowskin, gjermani deklaroi: “Çfarë mund të them për Robert? Kam fituar tituj me të dhe jam krenar që stërvis një lojtar kaq të jashtëzakonshëm. Do të shohim çfarë do të ndodhë”.
Barcelona ka opsion blerjeje prej 30 milionë eurosh për Rashford nga Manchester United, ndërsa vetë lojtari ka shprehur dëshirën për të qëndruar në “Camp Nou”.
Situata e Lewandowskit është ndryshe. Klubi pritet t’i ofrojë rinovim me pagë më të ulët, ndërsa sulmuesi 37-vjeçar po shqyrton të ardhmen mes ofertave të ndryshme.