• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E ardhmja e tij mbetet te Bayerni, Harry Kane: Dua të fitoj Topin e Artë

07/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Futbolli i Harry Kane duket se do të vazhdojë në Bayern Munich. Ndërsa pret të sigurojë pjesëmarrjen në Botërorin 2026 me Anglinë, sulmuesi britanik është i gatshëm të zgjatë qëndrimin e tij në Mynih dhe konsideron se një rikthim në Premier League nuk është më urgjent. Kontrata e kapitenit të kombëtares angleze skadon në 2027 dhe spekulimet rreth një klauzole largimi prej 56.7 milionë paundësh kanë ndezur debat për të ardhmen e tij.

Kane ka treguar qartë që nuk ka urgjencë për t’u larguar:

“Sigurisht, tani mund të mendoj të qëndroj këtu më gjatë. Nuk kam folur ende me klubin, por nëse do të shfaqeshin mundësi, do të isha i gatshëm për një dialog të hapur. Gjithçka varet nga ecuria e sezonit dhe çfarë do të arrijmë së bashku. Jemi në një moment fantastik dhe nuk mendoj për gjë tjetër.”

Sulmuesi 32-vjeçar ka shënuar 19 gola në këtë fillim sezoni mes klubit dhe kombëtares, por e di se për të pretenduar titullin e lojtarit më të mirë në botë do të duhet të fitojë Champions League me Bayernin ose Botërorin me Anglinë. Kane shtoi:

“Do të më pëlqente shumë ta fitoja Topin e Artë. Është një çmim për atë që përfaqëson më mirë skuadrën ose kombëtaren e tij. Për ta fituar, duhet të fitosh Champions ose Botërorin, duhet një sezon perfekt.”

Për Kane, rikthimi në Premier League nuk është më prioritet, por nuk e përjashton të ardhmen atje. Aktualisht, ai është i përqendruar të rritet dhe të arrijë më shumë sukses me Bayern Munich dhe kombëtaren e Anglisë.

Next Post

Ismet Munishi “Vendimet në vendin tonë merren për interesa politikë, jo për zhvillim”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.