E ardhmja e Granit Xhakës ende është në udhëkryq edhe pse mesfushori e ka të qartë se nuk ka më vend për të tek Arsenal.
Mediat britanike raportojnë se Xhaka do të transferohet në Gjermani te Bajer Leverkusen, megjithatë duket se mes palëve ende nuk ka një marrëveshje.
Arsenal synon ta lërë mesfushorin të largohet drejt Leverkusen-it vetëm nëse Bajer rrit ofertën e parë që bëri për lojtarin, duke e çuar në 20 milionë euro, shifër e kërkuar nga “Topçinjtë”.
PANORAMASPORT.AL