Friday, 20. March 2026
Sport

E ardhmja ende në dyshim, Kanselo kërkon largimin nga Bajerni për shkak të… klimës

GS 04/06/2023 1 Min. Lesezeit

Zhoao Kanselo u transferua me bujë në merkaton e janarit në radhët e Bajernit, pas një sherri të ashpër me trajnerin Pep Guardiola te Mançester Siti, pas së cilit njëri ishte i tepërt në “Etihad”.kanselo

Ajo që mund të quhej një goditje bombastike nga ana e kampionëve të Gjermanisë mund të përfundojë në një lamtumirë shumë të shpejtë dhe arsyeja duket banale.

Ndonëse Siti i ka ofruar Bajernit edhe një ulje çmimi, nga 60 në 40 milionë euro, është vetë mbrojtësi anësor portugez që nuk kërkon të qëndrojë në Mynih. Arsyeja është klima e ftohtë e Gjermanisë, që nuk i pëlqen Kanselos dhe familjarëve të tij.

PANORAMASPORT.AL


Teilen: