• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E ardhmja/ Florian Virc trazon “Aspirinat” dhe ndez përballjen me Bajernin

05/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bajerni definitivisht nuk ka ndërmend të heq dorë nga nënshkrimi me talentin gjermanë Florian Virc.

virc

Por një zgjatje e kontratës me Leverkusen mund të ndikojë në planet e Bajernit. Florian Virc është një nga talentet më të spikatura në futbollin europian dhe është në radarin e disa klubeve të mëdhaja. Bavarezët në veçanti thuhet se janë shumë të interesuar për nënshkrimin e tij.

Sipas një raporti të “Kicker”-it, skuadra e Mynihut do të ishte e gatshme të bënte gjithçka në fuqinë e saj për ta larguar 21-vjeçarin nga Bajer Leverkusen që në vitin 2025, me kusht që të ketë një sinjal për një transferim të mundshëm. Por aktualisht ka shumë prova që sugjerojnë se Virc do të zgjasë kontratën e tij në Leverkusen, e cila është e vlefshme deri në vitin 2027.

Drejtori sportiv i Bajer, Simon Rolfes mbetet i qetë: “Jemi shumë të relaksuar”, tha ai, kur iu përmend tema e lojtarit me numrin “10” në “BayArena”. Një zgjatje e kontratës madje mund të ketë avantazhe për Bajernin, me kusht që të lidhet me një klauzolë largimi. “Unë mendoj se bordi i gjigantëve nga Mynihu po shpresojnë për një zgjatje të kontratës, për një klauzolë largimi”, shpjegoi eksperti i transferimeve të “Sky” Florian Pletenberg në “Doppelpass” të “Sport1”.

Vetë Virc thuhet se është shumë i etur për t’u transferuar te Bajerni: “Ne kemi informacione se ai dëshiron të shkojë në Mynih dhe se ai e sheh këtë në këtë mënyrë në planifikimin e karrierës së tij, fillimisht Bavaria, pastaj jashtë vendit”, tha Florian Pletenberg.

Në terma afatgjatë, një lëvizje në një klub të lartë ndërkombëtar duket e pashmangshme. Përveç Bajernit, thuhet se janë të interesuar edhe Real Madrid, Barcelona dhe Mançester Siti. Presidenti i Nderit te rekordmenët e Gjermanisë, Uli Hënes, thuhet se tashmë po punon për të bindur Florian Vircin të lëvizë në verë, me destinacion “Allianz Arena”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Bashkimit i lëndohet amerikani McKinnis

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.