• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E ardhmja në dyshim, “numri 1” i Lazio vendos në mbrëmje për “fatin” e Igor Tudor

31/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Erdhi në Romë, në mesin e muajit mars, mirëpo mund të largohet shumë më herë se ç’ishte menduar.

Teknikun kroat, Igor Tudor mund të lërë “Shqiponjat” e Lazio menjëherë, teksa pritet të takojë Presidentin Claudio Lotito këtë të premte, për të diskutuar mbi planet për të ardhmen, teksa gjasat janë që të ketë edhe një ndërprerje të menjëhershme të bashkëpunimit.

Lotito është i kënaqur me punën e Tudor gjatë këtyre muajve, me kroatin që u ul në stolin e “Bardhekaltërve” në mesin e muajit mars, duke marrë vendin e Maurizio Sarri, që zgjodhi të japë dorëheqjen, mirëpo kroati nuk është i kënaqur me një pjesë të madhe të futbollistëve që ka në organikë dhe ka kërkuar një “rrokadë” gjatë merkatos së verës.

Takimi i të premtes në mbrëmje mes Tudor dhe “numrit 1” të “Shqiponjave” kryeqytetase do të hedhë më shumë dritë mbi të ardhmen, teksa kroati duket i bindur që të largohet, nëse Lotito nuk i garanton ndryshime të rëndësishme në organikë, megjithatë duket se ky i fundit ka krijuar një konsideratë të veçantë për kroatin, ndaj nuk përjashtohet mundësia që t’i lërë dorë të lirë gjatë merkatos së verës.

Next Post

Legjenda e Chelseat afër të zëvendësojë Kompanyn te Burnley

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.