Gjatë konferencës për shtyp në repartin e Francës, Adrien Rabiot bëri një bilanc të së ardhmes së tij, duke qenë se kontrata e tij me Juventusin skadon në qershor.
“Unë nuk kam vendosur asgjë për të ardhmen time. Është e vërtetë që vitin e kaluar qëndrova në Juventus duke e ditur se nuk do të luanim Champions League. Ishte një zgjedhje e rëndësishme nga ana ime. Sezonin e ardhshëm ne duhet të luajmë Champions League dhe gjithashtu marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube”, komentoi mesfushori francez.
“Këto janë gjëra për të cilat mendoj, por në të vërtetë nuk kam marrë një vendim për këtë. Pres të jem në gjendje të përfundoj sezonin dhe më pas do të diskutojmë me klubin. Për momentin po përpiqem të qëndroj i fokusuar, të shërohem nga problemi im i vogël fizik, të përfundoj mirë sezonin dhe të përgatitem mirë për Kampionatin Europian. Nuk po nxitoj të marr një vendim . Mendoj se është më mirë të vendosim përpara Kampionatit Europian për të qenë i qetë”, tha Rabiot./h.ll/abcnews.al