• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E ardhmja te Juventusi, drejtori Xhuntoli: Në verë vendosim për Vlahoviçin

12/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Para ndeshjes kundër Lacios, drejtori i Juventusit, Kristiano Xhuntoli, ka dalë publikisht për të dhënë sinjale qetësie dhe besimi për të ardhmen e klubit bardhezi. Në një prononcim për “DAZN”, ai theksoi se projekti i Juventusit po ecën në drejtimin e duhur.

xhuntoli

“Jemi të bindur që ndodhemi në një rrugë të saktë. Sezonin e ardhshëm do të jemi shumë konkurrues, pavarësisht gjithçkaje. Sigurisht që pjesëmarrja në Champions do të ndihmonte shumë, si në aspektin teknik, ashtu edhe në atë të prestigjit”, u shpreh fillimisht Xhuntoli.

Ai foli edhe për të ardhmen e sulmuesit kryesor të skuadrës, Dushan Vlahoviç, duke lënë të hapura të gjitha skenarët. “Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Dushanin dhe me agjentin e tij. Në fund të sezonit do të ulemi për të vlerësuar nëse do të vazhdojmë së bashku apo do të ndjekim rrugë të tjera”, deklaroi ai, duke konfirmuar se e ardhmja e sulmuesit serb ende nuk është e vendosur.

Në fund, drejtori sportiv u ndal edhe te trajneri Igor Tudor, për të cilin klubi duket i prirë të vazhdojë bashkëpunimin. “Ka dëshirë nga të dyja palët për të vijuar. Pas Kampionatit Botëror për Klube do të vendosim së bashku për të ardhmen”, tha ai, duke lënë të kuptohet se gjithçka do të varet nga zhvillimet në muajt e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

LAJM I FUNDIT/ Merr fund telenovela mes Ançelotit dhe Brazilit, trajneri italian firmos deri në vitin…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.