Wednesday, 27. May 2026
Sport

E ardhmja te Liverpul në pikëpyetje, Van Dajk: Nuk e di se ku do jem vitin tjetër

GS 09/02/2025 1 Min. Lesezeit

Virxhil van Dajk këmbëngul se ai ende nuk ka asnjë ide nëse do të jetë në Liverpul apo jo sezonin e ardhshëm, me kontratën e kapitenit të “Reds”-ave që skadon këtë verë.

virgil-van-dijk-chelsea-reaction-13082023

Holandezi është një nga tre yjet e Liverpulit që i skadon kontrata në fund të sezonit, bashkë me Mohamed Salahun dhe Trent Aleksander-Arnoldin. 33-vjeçari tha pasi siguroi kualifikimin e skuadrës së tij në finalen e Kupës Karabao kundër Njukasëllit:

“Ndihem mirë dhe nuk e kam idenë se çfarë sjell e ardhmja. Kushdo që thotë se e di, e ka absolutisht gabim”. Më herët, qendërmbrojtësi ka thënë se ai ndjen se i kanë ngelur edhe 3-4 vite të tjera në nivele të larta. Ai ka përsëritur se është shumë i lumtur në “Anfield” dhe vlerëson lidhjen e veçantë me tifozerinë. Por Liverpuli ende nuk po arrin t’u ofrojë lojtarëve atë që ata duan për ta mbyllur përfundimisht këtë histori.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: