E ardhmja e Simone Inzagit është kthyer në një ekuacion të vërtetë dhe të vështirë për t’u parashikuar. Në tavolinën e trajnerit janë dy oferta, ajo e Al Hilalit me 20 milionë euro dhe e Interit për rinovimin e kontratës me 7,5 milionë euro.
Sigurisht që zikaltrit nuk munden kurrsesi të barazojnë ofertën e çmendur të ekipit arab, por do të provojnë që ta bindin me emrin që ka skuadra dhe statusin europian. Por Simone Inzagi ka bërë diçka të rëndësishme gjatë kësaj kohe.
Ka kërkuar që të mos ketë asnjë vendim për të ardhmen e tij përpara finales së Ligës së Kampionëve. Vetëm pasi të ketë përfunduar ndeshjen në Mynih, do të vendosë se çfarë do të bëjë me karrierën e tij.
PANORAMASPORT.AL