• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, December 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E BUJSHME/ Agjenti shqiptar i propozon Milanit trajnerin e ri, një kampion Europe për pankinën kuqezi

20/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Java e fundit e majit po kalon në heshtje, ashtu si shumë të tjera këtë sezon për Milanin.Roberto Mancini - Roberto Mancini OfficialNë ambientet rreth klubit kuqezi, mbizotëron ndjesia se po përgatitet një tjetër “revolucion”, por një prej atyre që ndryshojnë më pak sesa duhet. Çështja e parë është kush do të jetë pasuesi i Serxho Konseisaos. Gazetari i njohur Alessandro Jacobone shkruan në profilin e tij “X” se tashmë është një kandidat për pankinën kuqezi. Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Kombëtares, Roberto Mançini ku Italia fitoi edhe Europianin në 2020-ën. Ky emër është propozuar nga agjenti  i njohur me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Fali Ramadani. 12Identiteti i kërkuar te Milani është ai i një trajneri fitues dhe Mançini sigurisht që ka përvojën e tij të larmishme me futbollin italian, kampionatin dhe lojtarët e tij. Kjo mund të përdoret për të krijuar siguri dhe stabilitet. Mbetet për t’u parë se sa idetë e tij mund të jenë të qëndrueshme për kuqezinjtë, por emri i tij është i pranishëm në listën e gjatë të trajnerëve të mundshëm të ardhshëm të Djallit.

Rikujtojmë që Fali Ramadani është bashkëthemelues dhe drejtor i agjencisë LIAN Sports Group, e cila është ndër më të mëdhatë në botën e futbollit. Kjo agjenci përfaqëson një sërë lojtarësh të njohur ndërkombëtarë, përfshirë Kalidou Kulibali, Miralem Pjaniç, Leroi Sane, Romelu Lukaku dhe së fundmi portierin e Mançester Junajtid. Andre Onana.Fali Ramadani, super-agjenti i ri i futbollit, pas marrëveshjes me Jovic - Lapsi.alRamadani ka luajtur një rol kyç në transferimet e rëndësishme të lojtarëve në klubet elitare evropiane, si kalimi i Kulibalit nga Napoli te Çelsi dhe ai i Luka Joviç te Real Madrid. Ai një nga agjentët më me ndikim në futbollin evropian, veçanërisht në tregjet e Italisë, Gjermanisë dhe Ballkanit.

BRIKENA BISKU-PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Perez nuk ndalet, Reali pranë goditjes së madhe

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.