Andrew Robertson transferohet në Serie A.
Andrew Robertson është gjithnjë e më pranë një largimi nga Liverpooli, teksa kontrata e tij me klubin anglez përfundon në qershor të vitit 2026.
E ardhmja e tij duket se do të jetë larg Anglisë dhe Italia është shfaqur si destinacioni më i mundshëm.
Sipas Calciomercato, Milan ka shfaqur interesim për mbrojtësin skocez, pasiqë Estupinan nuk po bind me paraqitjet e tij.
Milan synon të përfitojë nga fakti që lojtari mund të largohet falas, duke qenë se mund të nënshkruajë paraprakisht që në janar.
Eksperienca e Robertson dhe profili i tij mbrojtës përputhen me kërkesat e Massimiliano Allegrit.
Lojtari ka qenë pjesë kyçe e një periudhe të lavdishme me Liverpoolin, ku ka fituar Ligën Premier, Ligën e Kampionëve dhe disa trofe të tjerë nën drejtimin e Jurgen Klopp dhe trajnerit aktual Arne Slot.
Robertson duket i tërhequr nga ideja për të luajtur në Itali dhe Milan mbetet destinacioni më i mundshëm, me zhvillimet që priten në negociatat gjatë muajve të ardhshëm.