Arsenali po shikon mundësinë e një marrëveshje verore për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Khvicha Kvaratskhelia. Lajmin e konfirmoi sot e përditshmja britanike “The Independent”.
Pretendohet se menaxherët e lojtarit të përfaqësueses së Gjeorgjisë, janë shprehur të hapur për këtë ide të re, por PSG e sheh atë si një xhevahir të projektit të tyre aktual dhe të pashitshëm.
“Topçinjtë” mund t’i kushtojnë vëmendje të veçantë sulmit të tyre këtë verë dhe Kvaratskhelia shihet si një lojtar i cili mund të ofrojë më shumë kreativitet individual, ndërsa potencialisht të rrisë nivelin e skuadrës në përgjithësi.
Por, çdo marrëveshje për 25-vjeçarin thuhet se shihet si jashtëzakonisht e komplikuar. Burime brenda PSG-së e shohin atë si një yll pothuajse të pashitshëm. Kvaratskhelia u bashkua me kampionët francezë nga Napoli për 70 milionë euro në janar 2025.