• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E bujshme: Dele Alli pranë transferimit tek klubi i Serie A

27/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dele Alli pranë firmës me klubin e Serie A.

Klubi i Komos është një nga ata të cilët ka bërë lëvizjet më të papritura në merkaton e futbollistëve.

Dhe duket se italianët e drejtuar nga Çesk Fabregas, kanë tërhequr një emër tjetër të njohur në radhët e tyre.

Mesfushori i njohur anglez Dele Alli, ka qenë në javët e fundit në Itali dhe është pikasur në stadium duke ndjekur ndeshjet e kësaj skuadre.

Lojtari është në kërkim të një ekipi dhe me sa duket, tundohet nga ideja për të luajtur me Komon në këtë projekt të veçantë në Serinë A.

Dele Alli është thuajse prej një viti jashtë fushave të lojës, pasi ka luajtur ndeshjen e tij të fundit në shkurt me skuadrën e Beshiktashit.

Që atëherë, forma e tij dhe dëmtimet e kanë lënë larg terreneve, duke bërë që 28-vjeçari thuajse të cilësohej një lojtar i mbaruar nga shumëkush, edhe pse në të kaluarën ka qenë pjesë e Totenhemit dhe e përfaqësueses së Anglisë.

Ai do të nisë stërvitjen që nga dita e enjte me Komon, duke filluar provën me klubin italian, para se palët të vendosin nëse do të nënshkruhet një kontratë apo jo.

Next Post

Sulmuesi lë Tiranën për 250 mijë euro?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.