Pavarësisht ardhjes si trajner të Xabi Alonso, situata e Enzo Fernandez te Chelsea vazhdon të jetë e ndërlikuar. Argjentinasi është përfolur shpesh për një largim të mundshëm drejt Real Madridit, megjithatë situata ka marrë një kthesë tjetër.
ESPN zbulon se Fernandez mund te transferohet te Manchester City dhe të bashkohet me ish-trajnerin e tij te Chelsea, Enzo Maresca. Edhe pse italiani nuk e ka marrë ende zyrtarisht detyrën e re, ai pritet të jetë pasuesi i Guardiolës te “Qytetarët”, duke nisur nga fundi i këtij sezoni.
Duke ditur marrëdhënien shumë të mirë dhe të afërt mes trajnerit italian dhe Fernandez, ylli argjentinas duket se do të jetë përforcimi i parë “big” i epokës Maresca te Man. City. Megjithatë, largimi i 25-vjeçarit nuk do të jetë aspak i lehtë, duke ditur që është nën kontratë deri në vitin 2032.
Kosto minimale e transferimit të Enzo Fernandez do të jetë të paktën 100 milionë euro.