Cuti Romero rikthehet në Serie A.
Qendërmbrojtësi argjentinas, Cristian Romero do të largohet nga Tottenham pas përfundimit të sezonit aktual.
Kampioni i Botës, ka vendosur të largohet nga Tottenham pas katër sezoneve me fanellën e Spurs, ku fitoi Europa League.
Sipas raportimeve të fundit, Romero pritet të rikthehet në Serie A, pasiqë gjiganti italian synon transferimin e tij.
Roma është e gatshme të ofrojë 50 milionë euro në verë për kartonin e Romeros. 27-vjeçari ka luajtur më parë në Serie A me Atalantën dhe Genoan.
Teilen: