Propozim i ri për Zhoze Murinjon. Trajneri portugez, i cili u shkarkua në janar nga Roma , pëlqehet nga Fenerbahçe , e cila e kontaktoi për t’u bërë trajneri i ri i turqve.

Siç raporton “Fanatik”, të gjithë sytë janë te zgjedhjet presidenciale dhe një nga kandidatët, Aziz Yildirim, ka bërë të ditur se do të tentojë të nënshkruajë me “Special One” nëse ai zgjidhet për të marrë përsipër numrin një të klubit.
Aziz Yildirim shpjegoi: “Fenerbahçe duhet të konkurrojë me trajnerë të mëdhenj dhe me skuadër të madhe. Një luftë që duhet të jetë brenda dhe jashtë vendit. Një klub si ky duhet të jetë lider në Turqi dhe të jetë i suksesshëm në Europë, të paktën të luajë një finale. Le të punojmë për këtë. Javën e kaluar takova Mourinjon për 2 orë dhe në fund i thashë se Fenerbahçes i duhet një trajner si ai. Ai e pa ndeshjen kundër Koniasporit.”
SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL