• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E bujshme: Inter transferon super portierin e ri në janar për 20 milionë euro

10/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Zikaltërit kanë gati goditjen surprizë për merkaton e janarit.

Inter ka rikthyer edhe njëherë interesin për portierin brazilian, Bento, i cili aktualisht luan tek Al-Nassr.

Inter e kërkonte 26-vjeçarin që kur ishte pjesë e Athletico Paranaense, para se të transferohej tek Al-Nassr në vitin 2024, por hoqi dorë se klubi brazilian kërkonte 20 milionë euro.

Duke ditur që Yan Sommer është 36 vjeç, Cristian Chivu ka kërkuar nga drejtuesit e klubit një portier të ri, për të kombinuar me Yan Sommer dhe pse jo si portier titullar, pasi zvicerani është në perëndim të karrierës.

Në këtë situatë, Inter ka rikthyer vëmendjen nga Bento, duke dashur të përfitojë nga pakënaqësia që portieri brazilian ka me klubin saudit dhe do ishte gati për një aventurë të re.

Në janar, pritet një ofertë e klubit zikaltër në drejtim të Al-Nassr për Bento.

“Calciomercato” raporton se marrëveshja mes klubeve mund të mbyllet për 15-20 milionë euro.

Next Post

“Të gjithë e dimë se kush do të jetë trajneri i ri i Francës”, Henry i sigurt për zëvendësuesin e Deschamps

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.