• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E bujshme: Inter transferon yllin brazilian për 40 milionë euro

26/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Inter gati të rikthejë në Europë yllin brazilian.

Pas një periudhe të errët te Barcelona dhe më pas si huazim te Real Betis, Vitor Roque duket se ka rilindur dhe ka gjetur shkëlqimin e dikurshëm pas rikthimit te Palmeiras në Brazil.

Fillimisht, braziliani u transferua nga Athletico Paranaense te Barcelona për 40 milionë euro, por te katalanasit nuk i dhanë kurrë kohën e mjaftueshme për të treguar vlerat, më pas erdhi huazimi te Betis, ku nuk është se spikati, për t’u rikthyer vetëm pas një viti te Palmeiras, e cila pagoi 25 milionë euro për kartonin e tij.

Me rikthimin në Brazil. Roque shënoi 12 gola në sezonin e fundit dhe ka dhënë 4 asiste, duke u bërë protagonist te Palmeiras.

Për brazilianin ka interes të madh nga Inter dhe mund të ketë një rikthim për të në Europë, por këtë herë në Serie A.

Ende nuk mund të flitet për shifra ekonomike dhe detaje të tjera, por mund të thuhet me siguri të plotë që Vitor Roque është në agjendën e Interit dhe se për kartonin e 20-vjeçarit zikaltërit do të duhet të ofrojnë rreth 40 milionë euro.

Tashmë dihet dashuria historike që Inter ka për futbollistët brazilianë dhe Roque mund të jetë ylli i tyre i radhës.

Next Post

Donald Trump konsideron ndryshimin e stadiumeve ku do të luhen ndeshjet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.