Wednesday, 26. August 2026
Sport

E bujshme: Milan pritet të transferojë yllin e Lazios

GS 26/11/2024 1 Min. Lesezeit

Rosonerët për shopping në Olimpico.

Milani nuk pret, që tani po mendon sesi do ta forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Rosonerët pritet të kryejnë disa përforcime dhe sipas raportimeve të fundit Ibrahimovic e ka piketuar një super goditje nga Lazio.

Sipas Calciomercato, Milan synon transferimin e qendërmbrojtësit të Lazios, Mario Gila.

Spanjolli po shkëlqen këtë sezon me paraqitjet e tij dhe konsiderohet si njëri nga qendërmbrojtësit më të mirë në Serie A.

Kartoni i tij vlerësohet 20 milionë euro, shifër aspak problematike për Rosonerët.

Teilen: