Milan ka gati goditjen e madhe për merkaton e janarit.
Milani i Allegrit e ka nisur mjaftë mirë sezonin e ri duke regjistruar 4 fitore dhe vetëm një humbje.
Skuadra e Allegrit aktualisht ka katër fitore rradhazi dhe po shfaq lojë bindëse në fushë.
Rosonerët synojnë fitimin e Scudettos dhe në janar drejtuesit e kanë gati dhuratën e parë për Allegrin.
Sipas Tuttomercatoweb, Milan synon në janar huazimin e sulmuesit të Realit, Gonzalo Garcia, i cili realizoi 4 gola në Botërorin e Klubeve.
Garcia ka luajtur vetëm 90 minuta këtë sezon në La Liga dhe drejtuesit e Realit janë të hapur për huazimin e tij.
Sulmuesi 21-vjeçar është qendërsulmues, por mund të luajë edhe nga të dy krahët e sulmit, prandaj Rosonerët e shohin si një përforcim ideal për repartin e sulmit.