Monday, 18. May 2026
Sport

E bujshme në Seria A, Imobile kërkon që të ribashkohet me Inzagin në Milano

GS 05/04/2025 2 Min. Lesezeit

Së bashku kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme me fanellën e Lacios dhe fati mund t’i bashkojës sërish në Milano. Mes Çiro Imobiles dhe Simone Inzagit ka respekt reciprok. Falë trajnerit nga Piaçenza, Çiro ka vendosur rekorde golash me fanellën bardhebaltër.

Screenshot 2025-04-05 174859

Vitin e kaluar ai u transferua në Turqi te Beshiktashi, por ka nostalgji për Serinë A. “Sigurisht që do të më pëlqente të rikthehesha në këtë kampionat. Nuk është e thënë që të tërhiqem pas kësaj aventure.

Jam duke punuar shumë për një finale të karrierës”, ka thënë Imobile. Dhe kjo finale mund të jetë Interi. Një rikthim në Itali do të ishte diçka e jashtëzakonshme për të, por edhe për Inzagin.

Lajmin e bën të ditur sajti “Fanatik.com”. Imobile i ka nisur menaxherët e tij për të gjetur një ekip në Itali dhe Inzagi do të ishte i lumtur që të bashkohej sërish me të. Ndoshta si sulmues i tretë, me kosto të ulët dhe me eksperiencë. Lautaro dhe Turam e kanë vendin e sigurt, por Çiro e di shumë mirë se çfarë kërkon Simone gjatë një ndeshjeje.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: