Federata Braziliane e Futbollit mund të përjashtojë Neymarin nga skuadra e Kupës së Botës nëse ai nuk është plotësisht i gatshëm më 12 qershor, një ditë para ndeshjes hapëse të Brazilit kundër Marokut, sipas ESPN Brazil.
Neymar aktualisht është i dëmtuar. Në Brazil ka akuza të forta ndaj Santos, që nuk ka treguar gjendjen reale të sulmuesit, për të mos ta lënë atë jashtë Kupës së Botës.
Stafi mjekësor i ekipit kombëtar të Brazilit është shprehur se Neymar duhet të qëndrojë të paktën javë jashtë fushës së lojës, gjë që do të thotë se mungesa e tij në ndeshjen e parë ndaj Marokut është thuajse e sigurt.
Sipas rregullores së FIFA-s, në rast se Neymar nuk ia del deri më datë 12 qershor, një ditë para ndeshjes, ai duhet të zëvendësohet nga një lojtar tjetër. Emrat në listë janë si Joao Pedro, Gabriel Jesus, Antony, Richarlison etj.