Friday, 1. May 2026
Sport

E bujshme nga Anglia, Milani gati të huazojë sulmuesin e Njukasëll

GS 22/01/2024 1 Min. Lesezeit

Milani duket se është gati për një lëvizje të bujshme në merkato, me kuqezinjtë që po bëjnë gati planin për të transferuar sulmuesin e Njukasëll, Kallum Uillson.

uillson

Lajmin e ka bërë me dije “Daily Mail”, që raporton se sulmuesi anglez e ka pasur ëndërr një kalim te “Djalli”.

Sipas prestigjiozes britanike, Milani është shumë afër një akordi me klubin e “qymyrxhinjve” për ta huazuar këtë muaj 31-vjeçarin.

Gjithsesi për kuqezinjtë nuk do të jetë e lehtë, sepse një tjetër ofertë për huazim ka ardhur në zyrat e Njukasëllit, me Atletikon e Madridit që gjithashtu është interesuar për Uillson.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: