Friday, 10. April 2026
Sport

E bujshme nga MLS, Neymar fillon kontaktet për t’iu bashkuar kampionatit amerikan

GS 10/04/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e MLS-së, FC Cincinnati, ka angazhuar drejtuesit e sajë dhe grupin menaxherial të Neymar në diskutime paraprake rreth një transferimi tronditës të mundshëm të yllit brazilian në Shtetet e Bashkuara, raporton The Athletic.

“Diskutimet rreth yllit brazilian janë në fazat shumë të hershme”, thotë raporti. Cincinnati thuhet se beson se fuqia e tyre financiare dhe projektet e reja do të ishin tërheqëse për Neymar.

Superylli brazilian ka një kontratë deri në fund të vitit 2026 me skuadrën braziliane Santos.

Teilen: