• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E bujshme nga Spanja! Inspektorët e UEFA-s kërkojnë përjashtimin e Barcelonës nga Champions

01/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona është në telashe të mëdha. Me sa duket UEFA nuk ka pranuar justifikimet e katalanasve për çështjen Negreira dhe situatën financiare, pasi inspektorët e saj kërkojnë përjashtimin e klubit nga Liga e Kampioneve në këtë edicion.barcelona

Spanjollja “ABC” raporton se Zhan Samuel Leuba dhe Mirjam Koler Trunz, dy inspektorët e caktuar nga Komiteti i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s më 23 mars, janë të mendimit që katalanasit duhen sanksionuar me një vit pa pjesëmarrje në Europë. Sipas tyre, klubi ka “shkelur limitet ligjore të organizmit europian” me sjelljen e tij kundrejt drejtuesve të gjyqtarëve në Spanjë.

Bëhet e ditur se inspektorja zvicerane kishte theksuar ndër të tjera në raportin e saj se shihen indicie të “aktivitetit me qëllim organizmin apo influencimin e rezultateve të ndeshjeve”.

Tani fjala i shkon UEFA-s e cila mund të vendosë përjashtimin e Barcelonës, apo të presë përfundimin e  çështjes gjyqësore në Spanjë para se të thotë fjalën e vet. Mendohet se do të jetë vetë Çeferin ai që do të hapë apo jo dritën e gjelbër për ndëshkimin e katalanasve, me të cilët në fakt ka llogari të hapura që me periudhën e Superligës.

PANORAMASPORT.AL


Next Post

Klinsman analizon finalen e Championsit: Siti fenomenal, Interi nuk ka asgjë për të humbur! Haland dhe Lautaro…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.