Lionel Scaloni është shfaqur së fundmi si një kandidat i fortë për të marrë drejtimin e Real Madridit për sezonin e ardhshëm. Scaloni do të largohet nga Argjentina në përfundim të Kupës së Botës 2026 dhe Madridi mund të jetë destinacioni i tij i ri.
Sipas COPE, interesi për Lionel Scalonin është real, pas punës së tij të mirë te Argjentina, me të cilën fitoi edhe Kupën e Botës në vitin 2022 dhe gjatë gjithë kësaj kohe ka pasur një qëndrueshmëri konsistente në lojë dhe rezultate.
Vetë 47-vjeçari është i hapur për këtë mundësi që të vjen njëherë në jetë dhe është gati për një aventurë të rë në nivel klubesh, pasi deri tani ka drejtuar vetëm Argjentinën që nga viti 2028 dhe më parë ka drejtuar kombëtaren U-20 të vendit të tij.