Friday, 6. March 2026
Sport

E BUJSHME/ Njukasëlli nuk ndalet me Tonalin, bëhen gati ofertat për yllin tjetër të Milanit dhe sulmuesin e Juves

GS 24/06/2023 1 Min. Lesezeit

Duket se Njukasëlli nuk kërkon të ndalet vetëm me Sandro Tonalin në merkaton e verës, teksa Edi Houi kërkon ende përforcime në skuadër.

tonali

Siç bën me dije gazetari i njohur italian, Xhianluka Di Marcio, klubi i Pemier Ligës është vënë në ndjekje dhe të dy yjeve të tjerë të Serisë A.

I pari është Teob Hernandez, i cili është në qendër të vëmendjes së Milanit. Edhe pse klubi kuqezi nuk kërkon të humbasë një tjetër yll, sheikët janë gati t’i bëjnë një ofertë të parezistueshme “Djallit”.

teo hernandez

Emri i dytë është ai i Frederiko Kiezës. Duket se sulmuesi italian është gati të largohet nga Juvja, teksa kjo e fundit është e gatshme të dëgjojë ofertat.

kieza

PANORAMASPORT.AL

Teilen: