• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E bujshme/ Nojer pranë rikthimit te Gjermania, kapitenit të Bajernit nuk i është mbyllur dera

19/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas Kampionatit Evropian në shtëpi, Manuel Nojer u tërhoq si portier i kombëtares gjermane në verën e vitit 2024. Por dera duket se ende nuk është mbyllur plotësisht për 38-vjeçarin te “Pancerat”. nojerTani ka spekulime për një rikthim të mundshëm në Kupën e Botës 2026 në Amerikën e Veriut. Siç raporton “BILD”, një rikthim nga Manuel Nojer është me sa duket një skenar për Kupën e Botës të vitit të ardhshëm, nëse Mark-Andre ter Shtegen nuk kthehet në formën e tij të vjetër pas këputjes së tendinës. Portieri i Barcelonës është i lënduar që nga shtatori, dhe një rikthim në kohë në fushë nuk është ende i sigurt.

Siç raporton më tej tabloidi, Nojer, me sa duket, thjesht donte të bënte një pushim nga Gjermania pas Kampionatit Evropian. Situata e tij e kontratës me Bajernin në atë kohë e shtyu atë të jepte dorëheqjen. Në verë, nuk ishte ende e qartë nëse Manuel do ta zgjaste kontratën e tij apo jo, thjesht nuk kishte asnjë garanci se ai do të vazhdonte të luante futboll deri në Kupën e Botës 2026. Tani e ardhmja e Nojer me klubin më titullar në Gjermani është e qartë deri në të paktën 2026, 38-vjeçari zgjati bashkëpunimin e tij në shkurt.

Në bisedimet personale me “Pancerat” para dorëheqjes së tij, të dyja palët sinjalizuan vullnetin, në mënyrë që dera e Kupës së Botës të mos mbyllej për Nojerin, veçanërisht nëse skuadra e Julian Nagelsman kishte nevojë urgjente për një portier. Megjithatë, është e dyshimtë se sa realist është një rikthim. Edhe nëse Mark-Andre ter Shtegen nuk është i aftë deri në vitin e ardhshëm ose nuk mund të performojë më në potencialin e tij, ka disa alternativa.

Treshja aktuale e portierëve përbëhet nga Oliver Bauman, i huazuari i Bajernit, Aleksander Nybel dhe Shtefan Ortega. Emra si Robin Zentner apo i riu i bavarezëve, Jonas Urbig, gjithashtu mund të jenë në fokus të Gjermanisë.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ku është Ibra? Suedezi drejt largimit nga kuqezinjtë, ka kohë që nuk duket në Milanello

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.