• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E BUJSHME! Policia italiane bastis zyrat e Milanit dhe i akuzon për mashtrim. Kardinale nuk është pronari, rrezik dënimi nga UEFA

12/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Guardia Di Finanza ka bastisur sot zyrat në “Casa Milan”, duke sekuestruar dokumentacion të rëndësishëm rreth kuqezinjve. Policia italiane, është sinjalizuar me anë dokumentacioni për parregullsi të rënda financiare të klubit kuqezi, që rrezikon sanksione të rënda kombëtare e ndërkombëtare.

MILAN STADIUM

Sipas “Corriere.it”, Prokuroria e Milanos ka hapur hetim për administratorin e deleguar të klubit, Xhorxho Furlani si dhe paraardhësin e tij, Ivan Gazidis, pasi ata akuzohen se kanë penguar punën e Federatës Italiane për verifikimin e shoqërive që zotërojnë realisht klubet. Nëpërmjet dokumenteve është bërë e qartë se dyshohet që pronari i klubit nuk është në fakt ashtu siç mendohet kompania “RedBird” me Xherri Kardinale si supervizor, por në të vërtetë pronari i mëparshëm, “Elliot”.

Të gjitha këto dyshime lindin nga dokumente që janë sekuestruar në vitet e kaluara, por dhe që janë konstatuar në turin arab që kanë bërë gjatë dimrit drejtuesit aktualë kuqezinj, të cilët kërkonin investitorë potencialë. Bëhet e ditur se janë sekuestruar dokumente, pajisje elektronike mes të cilëve edhe telefona celularë, për të vërtetuar këto dyshime shumë të rënda.

Në fakt, nëse vërtetohet se është “Elliot” ai që kontrollon klubin, Milani do të përballet me sanksione të rënda, pasi kompania në fjalë ka në zotërim edhe Lilën, të cilës përveç të tjerave i ka dhënë edhe një kredi prej 200 milionë eurosh dhe nga e cila në vitet e fundit kuqezinjtë kanë marrë lojtarë si Rafael Leao dhe Majk Menja. Kjo thyen rregulloret e UEFA-s që ndalon pronësitë e dyfishta e kësisoj, do të kishte penalizime sportive për klubin italian dhe atë francez.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Futbollisti i City-t “kapet mat” në Barcelonë, fotoja shkakton bujë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.