Friday, 29. May 2026
Sport

E BUJSHME/ Serxhio Ramos surprizon me të ardhmen, mbrojtësi 38-vjeçar arrin akordin me skuadrën e…

GS 02/02/2025 1 Min. Lesezeit

Serxhio Ramos do të vijojë karrierën te skuadra e Rajados në Meksikë. Këto janë lajmet e fundit që vijnë nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano.  

GikA5G9XQAAbFoG

Gazetari italian ka arritur të zbulojë se mbrojtësi spanjol ka nënshkruar parakontratën ditën e sotme, ndërkohë që së shpejti do të udhëtojë drejt Meksikës për të bërë edhe zyrtarizimin.  

Ramos i bashkohet skuadrës së Rajados si transfertë e lirë. Skuadra e fundit ku 38-vjeçari u aktivizua ishte Sevija, teksa prej 6 muajsh ishte pa skuadër. Ndër të tjera Ramos është aktivizuar edhe me PSG dhe Real Madrid.  

PANORAMASPORT.AL

 

Teilen: