Tuesday, 26. May 2026
Sport

E BUJSHME/ Zbulohen prapaskenat e sherrit fizik te Milani, Alegri kundër Ibras dhe u përfshi edhe Tare!

GS 26/05/2026 2 Min. Lesezeit

Milani ishte kthyer në javët e fundit në një “fole grerëzash” ku praktikisht faktorë të ndryshëm brenda klubit punonin njëri kundër tjetrit.

Këto janë detajet që po shfaqen gjithnjë e më shumë në mediat italiane, ku raportohet se përplasja kryesore ishte mes Masimiliano Alegrit dhe Zlatan Ibrahimoviç, me palët që kanë shkuar edhe pranë një sherri të mirëfilltë fizik.

Në media është përhapur sot deklarata e lëshuar rreth dy javë më parë nga gazetarja Monika Kolombo e “Corriere Della Sera”, e cila ndjek prej shumë vitesh kuqezinjtë dhe ka burime të sigurta brenda klubit në fjalë.

Ajo kishte zbuluar se miqësia mes trajnerit dhe ish-sulmuesit, ishte prishur kur palët ishin përplasur fizikisht në një restorant ku të pranishëm kishin qenë edhe Furlani me Taren.

“Krisja mes Alegrit dhe Ibrahimoviç, që i ka rrënjët shumë pas në kohë, kishte ndodhur në një restorant në praninë e Furlanit dhe Tares, me këtë të fundit që është detyruar të ndajë fizikisht trajnerin dhe suedezin”, tregoi ajo nga burime të sigurta në klubin kuqezi që raportonin për këtë situatë.

“Me sa jam në dijeni, Ibrahimoviç ka tre muaj që nuk shihet në dhomat e zhveshjeve në stadium apo klub, për t’u afruar duhet një përballje mes tij dhe Alegrit që nuk ka ndodhur kurrë. Palët nuk flasin dhe të vazhdosh në këtë mënyrë është e pamundur. Një nga pikat e përplasjes ishte për portierin e tretë që duhej vendosur në ekip në sezonin e ardhshëm, por ishte thjesht pretekst për të ringjallur tensionin e vjetër.

Kur Alegri mësoi për kontaktet që Ibra kishte me Kasanon, kjo nuk ndihmoi.

Ashtu si nuk ndihmoi fakti që Ibra ka kontaktuar Leaon dhe Fofana duke u dhënë këshilla taktike të ndryshme nga ato që i ka dhënë trajneri në stërvitje”, ishin fjalët e Kolombos që i paraprinë kaosit të madh që shpërtheu te Milani në ditët e fundit. /Panorama Sport/

Teilen: