E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka postuar një video në të cilën një nga djemtë e saj po kërcen me fëmijët e tjerë teksa ka veshur një fanellë të Barçës.
Ajo në fakt e ka etiketuar Cristianon në postim.
Megjithatë, kjo nuk duhet të thotë shumë. Më herët ai do të mbante edhe veshjen e Real Madridit. Ka shumë mundësi që garderoba e tij të jetë plot me fanella të ndryshme futbolli.
Ronaldo aktualisht luan për skuadrën e Arabisë Saudite, Al Nassr. Verën e kaluar, pati zëra për lëvizjen e mundshme të portugezit te Barça, pasi ai mund të kishte qenë një “plan B” në rast se lëvizja e Robert Lewandowski do të kishte dështuar.
38-vjeçari është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Real Madridit. /G.D abcnews.al/