Thursday, 26. November 2026
Sport

“E dashura ime kjo është për ty”, Vedat Muriqi ia dedikoi gruas së tij çmimin “Lojtari i Ndeshjes”

GS 26/11/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, ka shkëlqyer në ndeshjen e UEFA Champions League, duke u shpallur “Lojtari i Ndeshjes” pas golit vendimtar që i siguroi fitoren 0:1 skuadrës së tij kundër Shakhtarit.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër, Muriqi realizoi golin e fitores, duke qenë protagonist kryesor i suksesit të ekipit të tij.

Pas ndeshjes, sulmuesi kosovar foli edhe për një moment të veçantë familjar, duke treguar se bashkëshortja e tij nuk e kishte kuptuar fillimisht rëndësinë e çmimit “Lojtari i Ndeshjes”.

“Gruaja ime nuk kupton shumë nga futbolli, por që kur arritëm në Ligën e Kampionëve, vazhdimisht më pyeste: ‘Po kjo çfarë është?’”, rrëfeu Muriqi.

Ai tregoi se ia kishte shpjeguar se bëhej fjalë për çmimin që i jepet lojtarit më të mirë të ndeshjes, ndërsa përgjigjja e bashkëshortes e kishte bërë momentin edhe më të veçantë.

“Ajo më tha: ‘Edhe unë dua një të tillë!’ E dashura ime, ky është për ty”, u shpreh Muriqi, duke ia dedikuar asaj çmimin.

 

Teilen: