• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“E dija kampionat pa nivel”, Luis Enrique: Kam gabuar për mendimin që kisha në fillim për Ligue 1

13/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri Luis Enrique nuk e mohon se Ligue 1, liga kryesore në Francë, i dukej një kampionat i lehtë para se të emërohej në krye të Paris Saint-Germain.

Spanjolli theksoi se tashmë ka ndryshuar mendim pasi e ka prekur nga pranë situatën duke u shprehur se niveli individual i lojtarëve dhe trajnerëve në Ligue 1 është me të vërtetë i lartë.

“Para se të mbërrija këtu mendoja se Ligue 1 ishte një kampionat i lehtë, por është tërësisht e kundërta. Ka një nivel shumë të lartë individual të lojtarëve dhe ideve të trajnerëve. Njerëzit mund të thonë se unë flas kështu pasi tashmë jam pjesë e PSG. Absolutisht jo.

Nuk është diçka që e them sepse sot jam në Ligue 1. E them sepse sinqerisht mendoj se është kështu. Është një kampionat me konkurrencë të lartë, ka shumë talente, shumë të rinj që më pas nisen në kampionate të tjera. Ka edhe një nivel shumë të lartë mes trajnerëve dhe këtë mund ta them sepse e kam përjetuar”, u shpreh Enrique./ h.ll/abcnews.al

 

Next Post

Debate e polemika në Francë, ndalohet pushimi i iftarit për lojtarët gjatë ndeshjes

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.