Thursday, 22. January 2026
Sport

E do gjysma e Europës

GS 21/02/2024 1 Min. Lesezeit

Tashmë një lajm zyrtar se Jurgen Klopp do të largohet nga pankina e Liverpool në fund të sezonit.

Një cikël që vazhdon që nga viti 2015 dhe që në këto 9 vite i ka parë Reds të arrijnë jo vetëm të rikthehen në fitimin e një Premier League pas shumë vitesh, por ka rikthyer edhe Champions League në vitrinën e një prej klubeve historike te Botes.

Dhe tani çfarë do të bëhet me të? Nga Gjermania ditët e fundit, që kur doli lajmi (tani edhe zyrtar) se Bayern Munich do t’i japë lamtumirën trajnerit aktual Thomas Tuchel qershorin e ardhshëm, nisi “gjuetia” per Klopp…

Një hipotezë e cila megjithatë duket se nuk e ngroh shumë Klopp, të paktën sipas asaj që thotë agjenti i tij.

Sky Sports Deutschland raporton disa deklarata nga Mark Kosicke, agjent dhe avokat që merret me kontratat për Klopp: “Jurgen nuk do të drejtojë asnjë klub apo asnjë seleksion kombëtar për një vit pas përfundimit të sezonit aktual. Nuk do të ndryshojë mendje”.

Teilen: