• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E do Interi, Santiago Kastro: Lautaro më shkroi sa erdha në Itali

07/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Prej një viti ndodhet në Bolonja. Santiago Kastro iu ka treguar të gjithëve se me çfarë brumi është gatuar. Falë golave, sakrificës dhe dozës së kualitetit që shërben shumë në futbollin modern. Në këtë sezon ka shënuar 8 gola, të fundit ndaj Atalantës që vlen kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

santiago kastro

Zërat për të ardhmen e tij janë të shumtë, me Interin që e ka vendosur nën vëzhgim për t’ia sjellë Lautaro Martinezit. Në zyrat e klubit zikaltër janë të bindur që ai mund të ndjekë hapat e kapitenit. Të dy ndajnë të njëjtën kombëtare dhe jo vetëm. Mes tyre ka një “feeling”, ashtu siç e tregon me një prapaskenë vetë Kastro.

“Kur u transferova te Bolonja më dërgoi një mesazh dhe më uroi për këtë aventurë të re në Itali”, thotë ish-bomberi i Velezit i lindur në vitin 2004. “Më tha se do të më ndihmonte për gjithçka që kisha nevojë. Ishte një gjest shumë i bukur që më ka ndihmuar për t’u përshtatur në futbollin italian. Ta shohësh në fushën e lojës kupton që është një sulmues i madh”, ka thënë Kastro.

Një rrëfim që nuk ka kaluar i pa vënë re nga sytë e tifozëve të Interit, të cilët ëndërrojnë ta shohin në “San Siro”. Bolonja e ka paguar 13 milionë euro në janarin e vitit 2024. Por për momentin Kastro nuk ka ndërmend që të shohë përtej këtij sezoni. “Mundohem që të mos lexoj ato që thuhen. Dua që të përqendrohem te klubi im aktual. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Kastro.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Suad Sahiti përforcon Prishtinën e Re

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.