Tuesday, 18. August 2026
Sport

🔥 “E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund pas 30 vitesh, Guardiola zbulon arsyen pse u divorcua me bashkëshorten (Video)

GS 18/08/2026 3 Min. Lesezeit

Pep Guardiola ka folur hapur për fundin e marrëdhënies së tij rreth 30-vjeçare me ish-bashkëshorten Cristina Serra, duke zbuluar dhimbjen personale që shoqëroi një prej periudhave më të vështira të karrierës së tij. Rrëfimi shfaqet në dokumentarin e ri me katër pjesë të Prime Video, “A Beautiful Obsession”, i cili sjell pamje nga prapaskenat e viteve të fundit të tij te Manchester City.

Në një prej momenteve më emocionale të dokumentarit, pas një humbjeje të vështirë në Europë, Guardiola iu drejtua lojtarëve në dhomën e zhveshjes dhe lidhi hapur gjendjen e tij personale me mesazhin që donte t’u përcillte atyre. “Djema, dua t’ju rrëfej diçka. Jam divorcuar dreqi e mori nga gruaja më e bukur në planet, gruaja ime, ish-gruaja ime,” tha trajneri katalanas.

NEWS  I “zhdukur” nga lista e Burnley në 2 ndeshjet e fundit, E PABESUESHME çfarë po ndodh me Armando Brojën! Zbulohet KËRKESA e sulmuesit që “shtang” edhe SylvinhonGuardiola vijoi duke pranuar se ndjenjat mes tyre nuk ishin zhdukur, por se pasioni në marrëdhënie kishte humbur. “E dua jashtëzakonisht shumë, por e humbëm pasionin. E dua? Absolutisht. Ajo më do? Po, por e humbëm pasionin,” u shpreh ai. Më pas, Guardiola e përdori përvojën e tij personale për t’u kërkuar futbollistëve të mos kënaqeshin vetëm me talentin dhe cilësinë teknike.

“Si luani futboll? Sepse luani, apo për diçka që keni brenda vetes? Në jetën tuaj, çfarëdo që të bëni, bëjeni me pasion. Nuk dua lojtarë të mirë, dua lojtarë me pasion,” iu tha ai futbollistëve të Manchester Cityt.

NEWS  Spanjë-Argjentinë, Trump del hapur: Ja kush e fiton finalen e BotëroritGuardiola dhe Serra u njohën në vitin 1994, në një dyqan veshjesh në Barcelonë, dhe u martuan në një ceremoni private në vitin 2014. Çifti ka tre fëmijë, Maria, Marius dhe Valentina. Serra, e cila merret me biznesin e modës, u zhvendos në Spanjë në vitin 2019 për t’u fokusuar te aktiviteti i saj profesional, ndërsa Guardiola vijoi angazhimin intensiv si trajner.

Pas rreth tre dekadash së bashku, lidhja e tyre përfundoi me divorc në fund të vitit 2024. Rrëfimi i trajnerit në dokumentar tregon për herë të parë në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë se si fundi i marrëdhënies ndikoi emocionalisht tek ai dhe se si përvoja personale u kthye në një mesazh për lojtarët e tij: pa pasion, talenti dhe cilësia nuk mjaftojnë./vizionplus.tv

Coming soon – an unflinching four-part docuseries capturing the final chapters of Pep Guardiola’s dramatic decade at Man City.

A Beautiful Obsession, exclusively on Prime Video in the UK and Ireland from August 19. pic.twitter.com/5ygoFrQwHQ

— Prime Video Sport UK (@primevideosport) July 30, 2026

Teilen: