“Nuk kam asnjë ide. I thashë, ‘Kur të marrësh një vendim, më lajmëro.’” Kjo ishte përgjigjja e trajnerit të Manchester City-t, Pep Guardiola, në një konferencë për shtyp në lidhje me rinovimin e mundshëm të kontratës së Bernardo Silva-s.
Kontrata e mesfushorit portugez është e vlefshme vetëm deri më 30 qershor 2026. Në Itali, lojtari është lidhur edhe me Juventusin, të cilët po kërkojnë një mesfushor që mund të rrisë nivelin mesatar të ekipit.
Ndërkohë, Manchester City po përgatitet për ndeshjen e raundit të katërt të Kupës FA kundër Salford City-t, një nga surprizat e turneut. Salford City aktualisht luan në League Two, nivelin e katërt të futbollit anglez.
Lidhur me ndeshjen, Guardiola padyshim i paralajmëroi lojtarët e tij që të shmangin çdo humbje përqendrimi: “Përpiqem të futem në mendjet e lojtarëve në mënyrë që të mos e marr asgjë si të mirëqenë. Çdo gjë është e vështirë.
Sigurisht, mund të jetë e lehtë më pas, por ne duhet të bëjmë punën tonë. Kjo është arsyeja pse, me të gjitha këto gara të ngushta në Kupën Carabao dhe Kupën FA këtë dekadë, ne gjithmonë kemi qenë atje. Ne gjithmonë kemi performuar shumë mirë dhe nesër nuk mund të jetë përjashtim”, paralajmëroi trajneri katalanas.