Kontrata e Jonathan David (24 vjeç) me Lille-n përfundon në fund të sezonit, gjë që prej muajsh ka ushqyer zërat për një transferim të mundshëm të sulmuesit kanadez, i cili po luan sezonin e tij të pestë me fanellën e ‘Les Dogues’. Në një intervistë për ‘La Voix du Nord’, që e shpalli atë “Njeriu i Vitit 2024”, David foli për ofertën e zgjatjes së kontratës me dy vite që i është propozuar nga drejtuesit e klubit.
“Siç e ka thënë disa herë presidenti Olivier Létang, ka diskutime. Por diskutohet dhe nuk merret asnjë vendim. Porta nuk është kurrë e mbyllur, është një 50/50,” deklaroi ai.
Presidenti kishte përjashtuar një largim në janar, duke qenë i vetëdijshëm për rrezikun që ta humbasë lojtarin pa përfituar asnjë të ardhur:
“Nuk do të ketë largime në janar dhe sigurisht që nuk do të largohet një lojtar i rëndësishëm për ekipin.”
David, tashmë autor i 17 golave këtë sezon – prej të cilëve 6 në Champions League (duke përfshirë fazat paraprake) – është një lojtar shumë i kërkuar. Ai pëlqehet në Spanjë, por edhe në Itali, ku Interi, Milani, Napoli dhe Juventusi po e monitorojnë prej kohësh situatën e tij.
Ziklatrit, gjithmonë të kujdesshëm ndaj lojtarëve që mund të transferohen si lojtarë të lirë, duken veçanërisht të interesuar.