Thursday, 30. April 2026
Sport

E ëma e Dembele: Ky ‘Top i Artë’ është për gjithë Afrikën

GS 23/09/2025 1 Min. Lesezeit

Nëna e Ousmane Dembelesë, Fatimata, ka thënë se trofeu i “Topit të Artë” që e ka fituar Ousmane Dembele vlen për gjithë Afrikën nga e ka prejardhjen ylli francez.

28-vjeçari mbrëmë u kurorëzua si lojtari më i mirë në botë duke lënë pas adoleshentin e Barcelonës, Lamine Yamal.

“Do ta marrim kudo këtë ‘Top të Artë’, madje edhe në Senegal”, ka thënë Fatimata, nëna e Dembelesë.

“Ky ‘Top i Artë’ është për krejt Afrikën”, theksoi ajo.

 

Teilen: