Sunday, 22. March 2026
Sport

E FUNDIT/ City shkruan historinë, mposht Interin dhe ngre për herë të parë kupën me “veshë të mëdhenj”

GS 10/06/2023 1 Min. Lesezeit

Man City shkruan historinë. Qytetarët kanë mposhtur 1-0 Interin në finalen e madhe të Stambollit duke ngritur për herë të parë kupën me “veshë të mëdhenj”.

Heroi i finales ishte spanjolli Rodri i cili realizoi golin e fitores në minutën e 68′ pas një asistimi të Bernardo Silvës.

Sa i përket ndeshjes, pjesa e parë u mbyll pa gola ndërsa loja ishte e barabartë.

Zikaltërit mund të kishin barazuar shifrat, por traversa i mohoi golin Di Marcos.

Ndërkohë, Qytetarët e mbyllin sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme duke marrë tripletën, pas Premier League dhe FA Cup. SHIKO GOLIN /G.D abcnews.al/

Teilen: