Tuesday, 3. February 2026
Futboll

E FUNDIT: Juventus arrin marrëveshjen me Fenerbahce-n, tani pritet vetëm përgjigjja e lojtarit

GS 22/01/2026 1 Min. Lesezeit

Sipas “SPORTDIGITAL” dhe burimeve të tjera qoftë nga Italia, por edhe burime të ndryshme nga mediet turke, Juventus dhe Fenerbahce kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin e Youssef En-Nesyri në Torino, brenda merkatos së janarit.

Paketa e propozuar nga Juventus përfshin një tarifë huazimi prej 5 milionë eurosh, me një opsion blerjeje në 19 milionë euro dhe plus 3 milionë euro të tjera në bonuse të lidhura me performancën.

Fenerbahce ka pranuar propozimin e ardhur nga Juventus, ndërsa vendimtar në këtë operacion do të jetë përgjigjja e sulmuesit maroken, gjë që pritet të ndodhë shumë shpejt.

Juventus e sheh Youssef En-Nesyri si zëvendësuesin ideal të Dusan Vlahovic, pasi sulmuesi serb pritet të rikthehet në fushë në fund të marsit dhe sipas të gjitha gjasave do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit, ndaj transferimi i qendërsulmuesi është nevojë urgjente për bardhezinjtë.

Teilen: