Ndoshta do të jetë filmi më i bukur i kësaj vere, pasi publiciteti që po i bëhet është i jashtëzakonshëm. Aq sa për të parë premierën e tij zbarkoi në Nju Jork thuajse e gjithë Formula 1.
“F1 the movie” është titulli i filmit me regji dhe bashkëprodhim nga Joseph Kosinski, regjisor i “Tom Gun: Maverick”. Ai u prezantua në Nju Jork, ku e pranishme ishte thuajse e gjithë Formula 1. Madje në rreshtin e parë.
I pranishëm ishte edhe Stefano Domenicali, president dhe CEO i Grupit Formula 1. Yjeve të filmit, duke përfshirë Brad Pitt, Damson Idris dhe Kerry Condon, u bashkuan në tapetin e kuq nga yjet e Formula 1, duke përfshirë shtatë herë kampionin e botës dhe producentin e filmit Lewis Hamilton.
Të pranishëm ishin Lando Norris, Charles Leclerc, Nico Hulkenburg, Pierre Gasly, Yuki Tsunoda, Ollie Bearman, Franco Colapinto, Liam Lawson, Isack Hadjar, Alex Albon, Esteban Ocon, Carlos Sainz dhe Gabriel Bortoleto.
Filmi do të shfaqet në kinematë ndërkombëtare më 25 qershor dhe në Shtetet e Bashkuara më 27 qershor.
Mjaft skena të këtij filmi janë xhiruar vjet në pistat e Formula 1, me pilotët realë të këtij sporti, gjatë fundjavave që zhvilloheshin garat.