free page hit counter
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, October 3, 2023
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result
Home Sport

E gjithë Spanja kundër tij! Presidenti i Federatës jep dorëheqjen për skandalin me futbollisten

24/08/2023
in Sport
0 0
Share on FacebookShare on Twitter

Luis Rubiales këtë të premte do të japë publikisht dorëheqjen e tij. Presidenti i Federatës Spanjolle është kthyer në personin më të urryer të Spanjës pas gjesteve pas finales së Kupës së Botës ku ai puthi në buzë futbollisten Jeni Hermoso.

rubiales hermoso

Një veprim i pahijshëm që solli shumë reagime, nga bota e sportit e jo vetëm, me kryeministrin spanjoll që deklaroi se “ndjesa publike” me një video nuk ishte e mjaftueshme. Këshilli i Lartë i Sporti tvendosi të merrte në shqyrtim çështjen e tij duke hapur hetim, ashtu si edhe FIFA për sjellje të pahijshme.

Digitalb OTT Digitalb OTT Digitalb OTT

I rrethuar nga të gjitha anët, Rubiales vendosi që të mblidhte për këtë të premte një Asamble të Jashtëzakonshme të Federatës, duke shpresuar që të gjente aty mbështetje. Por klubet me radhë filluan të deklaronin se nuk do të merrnin pjesë në këtë eveniment dhe kjo bëri praktikisht të qartë se ditët e tij në këtë institucion kishin mbaruar.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se pas një mbledhje në të cilën ishin të pranishëm edhe pjesëtarë të tjerë të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Spanjolle si dhe drejtues të lartë të saj, Rubiales ka vendosur që gjatë kësaj Asambleje të japë dorëheqjen nga detyra që mban.

Rubiales mori drejtimin e Federatës Spanjolle në vitin 2018, pas largimit nga drejtimi i saj i Angel Maria Vijar i cili ishte shkarkuar për abuzimet me postin. Ai u rizgjodh në vitin 2020 për një tjetër mandat. Gjatë viteve në drejtim ai është përfshirë në shumë skandale si zhvendosja e Superkupës në Arabinë Saudite, bizneset me Pike, udhëtimet në Nju Jork me paratë e federatës apo edhe regjistrimet audio ku fyente klube si Atletiko Madrid, Sevillja apo Vijareal.

Ai është edhe anëtar i Komiteti Ekzekutiv të UEFA-s, ku mban postin e zëvendëspresidentit të këtij institucioni, duke qenë një nga njerëzit më të afërt me Aleksander Çeferin.

PANORAMASPORT.AL


Next Post

Sky Sports: Mbappe po negocion rinovimin e kontratës me PSG-në

Categories

Categories

  • Basketball
  • Boxing
  • Cycling
  • Football
  • Formula 1
  • Futboll
  • Golf
  • Moto GP
  • NBA Recaps
  • nfl
  • soccer
  • Sport
  • Tennis
  • Video

Tags

Champions League MMA MotoGP 2017 Premier League Super Bowl The Presidents Cup UFC US Sports Valentino Rossi Zlatan Ibrahimovic

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In