Wednesday, 8. April 2026
Sport

E goditi i vëllai me thikë pas një zënke familjare, Ezekiel Laveci përfundon në spital

GS 20/12/2023 1 Min. Lesezeit

Mediat argjentinase kanë publikuar sot lajmin se ish-futbollisti i njohur argjentinas. Ezekiel Laveci, ka përfunduar i shtruar në një spital në Uruguai pasi ka marrë plagë që lënë të mendojnë se ai është goditur me thikë.

laveci

Ish-lojtari ka qenë në Uruguai dhe sipas mediave argjentinase, ka përfunduar i shtruar në spital me një plagë të çarë në bark dhe me frakturë të klavikulës. Situata e tij paraqitet e stabilizuar, por ka ende shumë mister rreth rrethanave të asaj që ka ndodhur, pasi ai është shoqëruar në spital vetëm nga partnerja e tij.

Sipas mediave, Laveci ka qenë në një eveniment familjar dhe situata ka përshkallëzuar nga konsumimi i alkoolit, me të vëllain i cili dyshohet se është personi i cili e ka goditur. Ndërkohë, pjesëtarë të familjes kanë deklaruar se në fakt Laveci kishte pësuar këto plagë pasi ishte rrëzuar nga shkallët kur po ndërronte një llambë në shtëpi.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: