Kylian Mbappe ka treguar zemërgjerësinë e tij në ndeshjen e djeshme ndaj Strasbourg.
Mbrëmë ylli i PSG-së teksa ishte duke bërë gjuajtje përpara fillimit të ndeshjes goditi me top një tifoze.
Goditja e tij ishte e fuqishme, pasi i shkaktoi gjakderdhje në hundë vajzës, përcjellë lajmi.net.
Megjithatë, ylli francez menjëherë shkoi te ajo e mori në bankë rezervë, duke i ofruar kështu ndihmë asaj.
Më pas Mbappe ia dhuroi edhe fanellën asaj.
Kujtojmë që PSG mbrëmë barazoi, por u shpall kampion në Ligue 1./Lajmi.net/
Le beau geste de @KMbappe envers une supportrice 👏❤️💙#RCSAPSG pic.twitter.com/jRbGMXQ5IL
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) May 27, 2023